E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1 Vettel sulmon Alonson dhe Hamiltonin

Sebastian Vettel i është kundërpërgjigjur Fernando Alonsos dhe Lewis Hamiltonit duke thënë shumë qartë: "Nuk më intereson se çfarë mendoni ju për mua!"

Piloti i Red Bullit ka përshtypjen se nuk respektohet sa duhet nga kundërshtarët e tij, të cilët gjithmonë shprehen se merita e titujve të gjermanit është e shpejtësisë dhe perfeksionit të makinës që ka në dispozicion. "Kam fituar tre tituj kampion dhe nuk më intereson mendimi i të tjerëve. Por, nuk mendoj se jam më i miri sepse nëse do të mendoja këtë, do të ishte fillimi i fundit", theksoi Vettel. "Unë i respektoj shumë kundërshtarët e mi. Lewis dhe Fernando janë shumë të talentuar dhe të zgjuar. Nuk kam asnjë problem ta pranoj këtë", shtoi 25-vjeçari, i cili në Cmimin e Madh të Britanisë së Madhe do të kërkojë fitoren e tij të 30 në Formulën 1. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›