F1, Webber fiton cmimin e madh të Hungarisë
HUNGARI- Mark Webber i Red Bull është fitues i garës për çmimin e Madh të Hungarisë, duke lënë prapa tij Fernando Alonson e Ferrarit dhe kolegun e tij te Red Bull, Sebatian Vettel.
Në vendin e katërt u radhit Felipe Massa i Ferrarit dhe natyrisht befasia është rusi Petrov, i cili zuri vendin e pestë. Kampioni aktual Jenson Button u rendit vetëm në pozitën e tetë, ndërsa dëshpërues ishte edhe Michael Schumaher që nuk mund të shkonte më lart se vendi i 11-të.
Mark Webber ka marrë kryesimin e garës, duke lënë prapa dy pilotët e McLaren, Lewis Hamilton dhe Jenson Button, kurse i katërti është Sebastian Vettel. Fernando Alonso është ende në garë për titull edhe pse është në vendin e pestë.
Në renditjen për konstruktorë, Red Bull po kryeson ndaj skuadrës angleze McLaren, pasi është në vendin e parë me 312 pikë.
(e.n/tg/BalkanWeb)