E Diel, 1 Nëntor 2026

Një biznesmeni sirian kërkon Liverpulin

Rival i biznesmenit kinez, Kenny Huang, thotë se është afër blerjes së Liverpoolit. Ai është biznesmeni Yahya Kirdi, i cili përfaqëson një grup të investitorëve nga Lindja e Mesme dhe Kanadaja, ka thënë se është në fazën finale të negociatave për blerjen e klubit anglez.
“Grupi ynë është në negociata të avancuara me pronarët e Liverpoolit, Thomas Hicks dhe George Gillett, pët ta blerë klubin në tërësi”, ka thënë Kirdi.

“Marrëveshja është arritur për të gjitha çështje kryesore, duke përfshirë edhe çmimin e blerjes, ripagesën e borxheve ekzistuese nga RBS dhe Wells Fargo, si dhe financimin e stadiumit të ri të Livepoolit, Stanley Park. Jemi në fazën finale të negociatave”, shtoi ai.

(telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›