E Shtunë, 31 Tetor 2026

F1, Whitmarsh zgjidhet ne krye te Fota-s

Drejtuesi i skuderise britanike McLaren, Martin Whitmarsh eshte zgjedhur ne krye te shoqates se skuderive Fota, duke pasuar ne kete detyre Luca di Montezemolo-n mandati i te cilit skadoi ne vitin 2009.
Zevendesi i tij do jete drejtuesi i skuderise Ferrari, Stefano Domenicali. Panelin drejtues e plotesojne Christian Horner e Ross Brawn. “Te gjithe anetaret falenderojne Montezemolo-n per punen e bere”, shkruan Fota ne nje deklarate zyrtare per mediat. Nderkohe, Whitmarsh ka premtuar zhvillimin e aktiviteteve ne interes te Formula 1. “Te gjitha skuderite kane te drejte te kene nje perfaqesues ne komitetin ekzekutiv dhe brenda cdo grupi pune”, theksoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›