Ndahet nga jeta legjenda e futbollit Panajot Pano

është ndarë nga jeta legjenda e futbollit shqiptar Panajot Pano. Pano është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare pas një ifarkti në zemër.
Presidenti i Republikes, Bamir Topi vitin e kaluar e ka dekoruar Panajot Panon me Urdhërin "Nderi i Kombit".
Panajot Pano është shpallur nga FIFA si futbollisti më i mirë shqiptar në shekullin e fundit. Ai e filloi karrieren si portier në skuadren Puna, që do të quhej më vonë 17 Nëntori dhe aktualisht Tirana. Më pas, te Partizani ndodhi metamorfoza e madhe, kur ish-portieri u shndërrua në sulmues. Panajot Pano e veshi fanelën e kombëtares 24 herë, kurse karriera e tij ka momentet e mira dhe më pak të mira si goli me Danimarkën apo humbja e rastit me Torinon.