F.1, ndryshon sistemi i pikëve
Kundër krizës, bashkimi bën fuqinë. FOTA, organizata, që grupon konstruktorët e F.1, e formuar në shtator 2008 dhe e udhëhequr nga Luka di Montezemolo, është mbledhur në Gjenevë për të miratuar një sërë modifikimesh teknike, sportive dhe komerciale, të kërkuara nga FIA.
Një sistem i ri i dhënies së pikëve për gara, reduktim i kilometrazhit dhe kohëzgjatjes së garave, si dhe masa të rëndësishme për të ulur shpenzimet. Ky ishte programi i mbledhjes së djeshme, ku u tentua të sigurohet një të ardhme të re për cirkuitet. Propozimi më i rëndësishëm, alternativë e sistemit me medalje, e "sponsorizuar" nga Ekleston, është ai i dhënies së 12 pikëve dhe jo më 10 për fituesin e një gare, me 9 pikë i dyti dhe me 7 pikë i treti. Ndërsa pozicionet nga i katërti deri tek i teti do të marrin pikët e parashikuara në sistemin aktual, pra 5, 4, 3, 2 dhe 1. Rritja e diferencës së pikëve nga i pari tek i dyti, ka shpjeguar bosi i MekLaren, Martin Uajtmarsh, do t‘i shtynte pilotët të luftonin më shumë për fitoren, sesa thjesht të kënaqeshin me vendin e dytë. "Publiku dëshiron më shumë konkurrencë për atë që fiton një garë dhe propozimi ynë shkon në këtë sens", nënvizon Uajtmarsh.
Ideja tjetër e FOTA-s, që duhet të miratohet nga Këshilli Botëror i FIA-s për të adoptuar që në 2009-ën, është ajo e bërjes publike të ngarkesë së benzinës së çdo makine para garës, ndërsa për 2010-ën priten të reja të tjera. Njëra prej tyre është bërja e njohur e më shumë të dhënave në paraqitjet publike, dhënia e pikëve për Botërorin e konstruktorëve edhe në bazë të "pit-stop"-eve më të shpejtë dhe reduktimi i pistave në maksimumi 250 kilometra, ose imponimi i një kohëzgjatjeje maksimale prej një ore e 40 minutash. Asnjë propozim, për momentin, në lidhje me formatin e provave, ndërsa skuadrat kanë arritur marrëveshjen në lidhje me disa çështje të tjera. Përdorimi i galerive të erës do të reduktohet që këtë vit dhe skuadra do të jetë e detyruar të përdorë 60% të modeleve, me shpejtësi maksimale të fiksuar 50 metra në sekondë. "Gjithnjë për këtë sezon do të përdorim vetëm tetë motorë për pilotë, do të zgjasim jetën e vetë motorëve dhe do të reduktojmë testet dhe kostot e garave në mënyrë drastike. Për 2010-ën do të ketë reduktime të tjera, që nga aerodinamika, kambiot, e frenat me një sistem Kers unik", lajmëron Mario Theissen, bosi i BMW-së.