Man. Siti, 112 milionë euro për Mesin
Mançester Siti është i gatshëm të ofrojë 112 milionë euro (100 milionë sterlina) për të blerë Lionel Mesin në merkaton e verës. Pasi dështuan me operacionin "Kaka", drejtuesit arabë të klubit do të tentojnë "ta joshin" yllin e Barcelonës me një tjetër ofertë milionere. Sipas "The Sun", pronari Sulaiman Al-Fahim i ka dhënë "dritë jeshile" stafit të tij në Istlends, për të filluar bisedimet rreth 21-vjeçarit. Flitet se numri 1 i Sitit është një prej fansave më të mëdhenj të argjentinasit dhe ëndërron që ta ketë lojtarin në skuadrën e tij. "Nuk kam punuar asnjëherë me Maradonën dhe nuk jam i sigurt nëse ai do të jetë një trajner i madh për Kombëtaren argjentinase", citonte tabloidi britanik Al-Fahimin. "Por, do të më pëlqente të punoja së afërmi me Mesin, i cili më ka rikthyer dashurinë për futbollin amerikano-latin". Sulmuesi shtatshkurtër (169 centimetra) është paraqitur në formë të jashtëzakonshme gjatë këtij sezoni me Barcelonën, duke realizuar 17 gola në 22 takime të La Ligas dhe pesë rrjeta në gjashtë sfida në Champions League.
Pas këtyre spekulimeve, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Mesit, i cili deklaroi: "Oferta nga Mançester Siti? Nuk ka asgjë të vërtetë. Për sa më takon, do të qëndroj te Barcelona deri në fund të karrierës. Jam i përqendruar tek objektivat e klubit, ku synojmë të triumfojmë në kampionat, për të qenë skuadra më e mirë në Spanjë. Liga e Kampioneve është një aktivitet më i ndërlikuar, por dëshirojmë të fitojmë gjithçka". Më tej, "Pleshti" ka folur për ish-shokët e skuadrës, Ronaldinjo dhe Deko, duke shprehur admirim për ta. "Ata janë pasqyra ime. I admiroj shumë, ashtu sikurse admiroj edhe shokun tim ‘Kun‘ Aguero dhe Eto‘o, i cili është një makineri e vërtetë golash", vazhdoi ai. Mesi nuk i kurseu komplimentet as për portugezin Kristiano Ronaldo, duke u përqendruar tek "instinkti i tij mbi të zakonshmen", falë të cilit ka fituar me meritë "Topin e Artë".
Venger
Ecuria e keqe e Mançester Sitit në këtë sezon duket se do të sjellë në mënyrë të pashmangshme largimin e Mark Hjuxhs. Arsen Venger është alternativa më e fortë për të marrë drejtimin e skuadrës, ndërsa me postin e trajnerit lidhen edhe Hoze Murinjo, Slaven Biliç dhe Diego Armando Maradona. Drejtuesit e klubit shpresojnë ta bindin francezin që të largohet nga Arsenali për të drejtuar "Sitizens". Pronarët e klubit mendojnë se ky trajner mund ta ndihmojë Sitin të ngrihet në arenën ndërkombëtare, ashtu siç ka bërë te "topçinjtë". 59-vjeçarit do t‘i ofrohet një "çek i bardhë" dhe të gjitha financat që dëshiron për të përforcuar kontingjentin. "Daily Mirror" citonte një burim pranë ekipit: "Personat që zotërojnë Sitin, kanë shumë respekt për Vengerin dhe punën e tij tek Arsenali. Ai është trajneri që ata dëshirojnë të kenë në krye të skuadrës".