E Hënë, 2 Nëntor 2026

Serie A, Napoli mund Milanin dhe i bën presion Interit

Ndeshja mes Napolit dhe Milanit kishte gjithçka brenda. Skuadra e Antonio Kontes nisi ndeshjen mjaft mirë duke shënuar dy gola të shpejtë me Politanon (2’) dhe Lukakun (21’).

Në pjesën e dytë futen Leao dhe Gimenez ndërsa Milani bëhet edhe më i rrezikshëm. Meksikani humbi edhe një penallti pasi u hipnotizua nga Meret  ndërsa Joviç shkurtoi distancat në të 84’. Sulmet e fundit të Milanit nuk ishin të rezikshme dhe Napoli mbyll takimin në vantazh 2-1 duke qëndruar vetëm tri pikë larg Interit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›