E Enjte, 5 Nëntor 2026

FA Kupë: United në çerekfinale, West Ham dorëzohet në shtesë

Manchester United ka arritur të sigurojë kualifikimin për në çerekfinalet e FA Kupës.  Djajtë e Kuq fituan 1-0 në kohën shtesë kundër West Ham falë golit të McTominay në minutën e 98, pasi koha e rregullt ishte mbyllur në barazim 0-0. U aktivizua në minutën e 73-të në vend të Matic dhe arriti të zgjidhë situatën në shtesë.

Në formacionin e Solskjaer, edhe njëherë rikthehet çështja van De Beek. Ish-lojtarit të Ajax iu dha një rol titullari, por nuk është e qartë se cili është pozicioni i tij më i mirë në këtë skuadër. U ul më thellë në pjesën e parë dhe ishte joefektiv dhe mezi preku topin. U përmirësua pak kur shkoi përpara në pjesën e dytë para se të zëvendësohej nga Fernandes. Nuk kishte asnjë kimi me shokët e tij të skuadrës.

U kualifikua United, por njeriu i ndeshjes është te skuadra humbëse. Mund të thuhet se trajneri Moyes mund të ketë parkuar autobusin, por Dawson ishte njeriu i ndeshjes me bllokimet e tij tij dhe dominimin në ajër. Ishte mbresëlënës gjatë 120 minutave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›