E Shtunë, 31 Tetor 2026

FAZ Kantjeret shqiptare te ndertimit

Ne numrin e se enjtes 16.06.2011 Frankfurter Allgemeine Zeitung FAZ boton artikullin nga Karl-Peter Schwarz i cili analizon situaten pas zgjedhjeve lokale ne Shqiperi

bdquoSheshi Skenderbe ne qender te Tiranes prej muajsh eshte shnderruar ne nje kantjer gjigant ndertimi. Formesimi i ri i ketij sheshi eshte nje nder deshirat e kryetarit te bashkise dhe kreut te partise socialiste Edi Rama i cili ia doli qe ta nxjerre kryeqytetin nga apatia postkomuniste duke e shnderruar ate ne nje nga qytetet me atraktive ne Ballkan. Nje dite makinerite e ndertimit do te terhiqen nga sheshi Skenderbe e kesisoj do te hapen edhe rruget e bllokuara te qarkullimit ne kete pjese te qytetit. Por ne te kundert nuk duket asnje shenje per fundin e krizes se vazhdueshme politike qe nisi qysh me akuzat per manipulim te zgjedhjeve parlamentare para dy vjetesh dhe arriti kulmin tani me zgjedhjet per kryetarin e bashkise se Tiranes. hellip

Shanset qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat per antaresim ne BE brenda nje periudhe te parashikueshme nuk jane permiresuar nga keto zgjedhje. Mund te duhen vite derisa nje dite te hapet serish vetem njeri kanat i portes per ne dhomen e pritjes se unionit ndash te pakten per aq kohe sa partite te mund te bien dakord per te realizuar zgjedhje korrekte per ti numeruar si duhet dhe ne kohen e duhur votat e dhena si dhe per te hequr dore prej presioneve ndaj votuesve dhe manipulimeve te rezultateve. hellip

Se sa do te zgjase rinumerimi i votave kjo nuk mund te parashikohet. Per socialistet humbja e Tiranes do te ishte nje deshtim i rende. Te dyja qendrat e pushtetit ne vend qeveria dhe kryeqyteti do te kalonin ne duart e partise demokratike. Veshtire qe tendecave autoritare te Sali Berishes do te mund tu vihej kufi. Rama me bashkine do te humbiste edhe bazen e pushtetit ne partine socialiste gje qe mund ta shfrytezonin forcat radikale brenda saj.

Nderkohe ne rruget e Tiranes po shtohen pirgjet e plehrave. Per aq kohe sa nuk eshte e qarte se kush do ta kete fjalen ne te ardhmen ne qytet punonjesit e qytetit nje here per nje here e kane nderprere punen.

Nga numri 16.06.2011 i Frankfurter Allgemeine Zeitung

Redaktoi E.Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›