E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia duhet te tregoje si eshte perdorur kredia e marre nga FMN

Misioni i Fondit Monetar Nderkombetar gjate qendrimit njejavor ne Maqedoni do te bisedoje me autoritetet qeveritare per kontrollin rreth harxhimeve te parave nga kredia e huazuar ne vlere prej 220 milion eurosh. Pervec revizionit te marreveshjes sipas paralajmerimeve perfaqesuesit e Fondit do te shqyrtojne edhe shpenzimet e tjera buxhetore nivelin e deficitit ne arken shteterore si dhe borxhin publik qe ka vendi.

E ka perdorur qeveria maqedonase kredine per fushaten elektorale

Prezenca e delegacionit te FMN-se ne Maqedoni pas perfundimit te zgjedhjeve parlamentare nga disa qarqe sqarohet me dyshimet se qeveria kredine e huazuar e ka shfrytezuar per organizimin e zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentare. Ministri i Financave Zoran Stavrevski thote se Fondi deri tani nuk ka verejtje per menyren e shfrytezimit te kredise se tij.

Me gezon fakti qe ne kete periudhe ne Maqedoni vjen delegacioni i FMN-se. Ne kete menyre do te verifikohen politikat e shendosha. Maqedonia mbijetoi edhe ne periudhen e zgjedhjeve ashtu sic premtuam e ruajtem stabilitetin makroekonomik dhe disiplinen buxhetore deklaroi ministri i Financave Zoran Stavrevski.

Sipas tij nuk ka nevoje dhe nuk ekzistojne kushte ligjore qe ne kete periudhe te behet ribalancimi buxhetit pasi ende nuk jane konstituuar institucionet perkatese.

Qeveria maqedonase nuk pranon ribalancimin e buxhetit publik

Arka shteterore eshte me e mbushur se sa planifikohej. Nese ka ribalancim do te duhet te shperndahet teprica e te ardhurave. Ne kete faze si qeveri teknike ne nuk mund te bejme ribalancim shprehet ministri Stavrevski.

Ekspertet e ekonomise jane te mendimit se qeveria duhet te jape llogari se ku jane shpenzuar parate e kredise nga FMN-ja te terhequra ne prag te zgjedhjeve te parakohshme parlamentare. Profesori universitar Vanco Uzunov thote se opinioni e ka te drejten legjitime per tu informuar se per cfare jane perdorur mjetet financiare te huazuara nga nje institucion nderkombetar.

Kredine e FMN-se ne fund do ta paguajne qytetaret e Maqedonise per kete arsye ata kane te drejte ta dine se ku shpenzohen keto para ndersa Qeveria ne kete drejtim po tregohet jo transparente vlereson Vanco Uzunov.

Vladimir Gliogorov nga Instituti Ekonomik i Vienes thote se cdo qytetar i Maqedonise duhet ta dije pse dhe ku harxhohen kredite e huazuara tek nderkombetaret.

Qeveria patjeter duhet te jape llogari per huazimet meqe ky eshte obligim publik vlereson Vladimir Gligorov.

Deri me tani qeveria nga kredia e FMN-se ka harxhuar 110 milion euro dhe ende nuk ka dale para opinionit vendas per ti arsyetuar mjetet e shpenzuara. Ekspertet e ekonomise druajne se keto mjete jane harxhuar edhe per fushate. Delegacioni i FMN-se pas perfundimit te vizites ne Maqedoni do te dale me raport zyrtar rreth shpenzimit te kredise se marre.

Autor Fatos Musliu / Shkup

Redaktoi E. Xhani

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›