FBI arreston vrasesin e dyshuar te familjes ceke

Një shtetas amerikan i kërkuar për vrasjen e një familje me katër anëtarë në Republikën Çeke u arrestua në një aeroport në SHBA.
Kevin Dahlgreen ishte shpallur në kërkim pasi trupat e pajetë të një çifti dhe dy fëmijëve të tyre u gjetën brenda banesës së tyre, në Brno. Dahlgreen kishte një lidhje miqësie me prindërit dhe kishte qenë i pranishëm ditët e fundit në shtëpi në disa vizita. Ai ishte transferuar në Brno nga Praga, për të punuar si në një mësues i anglishtes. Prokuroria Çeke nuk ka bërë ende publike provat që rëndojnë mbi 20-vjeçarin Dahlgreen, por ndaj tij ishte lëshuar një mandat arresti ndërkombëtar. I riu u arrestua në mbërritjen e tij në Uashington, pasi ishte nisur për në të atdhe nga Viena ditën e enjte. Policia pati publikuar ndërkohë një foto të marrë nga profili i tij në "Facebook", ndërsa paralajmëroi se Dahlgreen mund të ishte i armatosur dhe i rrezikshëm për të gjithë ata që do ta ndeshnin. / Top Channel