FBI e çoi Heminguejin drejt vetëvrasjes
Vdekja e Ernest Hemnguejit para 50 vitesh është e rrethuar me shumë mister.
Por në përvjetorin e vetëvrasjes së tij, një mik i afërt ka hedhur poshtë zërat se ai kishte probleme me depresionin dhe çrregullime të personalitetit.
Miku i Heminguejit, Aron Hotçner, thotë se shkrimtari i njohur i dha fund jetës ndërsa gruaja e tij flinte gjumë, pasi ishte i vetëdijshëm se FBI po e vëzhgonte nga afër për shkak të lidhjeve të tij me Kubën.
Ai thotë për Nju Jork Tajms se Heminguej ishte i terrorizuar nga përndjekja që i bënte FBI. Është më keq se ferri, mësohet të ketë thënë ai.
Në të vërtetë FBI pati publikuar një dokument ku thoshte se e kishte përgjuar autorin, por kishte raportuar se ai ishte një i sëmurë mendor.