Hackerat sulmojnë Fox News: Është vrarë Obama
Presidenti Obama është vrarë. Është një 4 korrik i trishtuar për Shtetet e Bashkuara. Ky mesazh u lëshua nga Fox News në Twitter dhe përhapi panik në të gjithë Amerikën. Ky lajm nuk zgjati shumë, pasi u hoq nga Fox News. Drejtuesit e kësaj të fundit thanë se faqja e tyre ishte sulmuar nga hackerat. Mesazhi për vrasjen e Obamas bëhet në ditën më të rëndësishme për amerikanët, 4 korrikun, që shënon ditën e pavarësisë së tyre.