E Enjte, 5 Nëntor 2026

FBI heton mbi telefonat që po mashtrojnë votuesit e shteteve kyçe

FBI po heton një ngjarje ende misterioze që ka ndodhur në disa shtete kyçe për zgjedhjet që po mbahen ditën e sotme në SHBA. Sipas autoriteteve, ka ndodhur një rritje e madhe e telefonatave automatike, që tentonin të bindnin votuesit për mos të shkuar të votojnë. Arsyet ishin nga më të ndryshmet, por më e shpeshta ka të bëj me radhë të gjata. Shtetet ku telefonata të tilla janë më të shpeshta janë Miçigani, Pensilvania dhe Florida.

“Telefonatat thonë që për shkak të radhëve duhet të shkohet të votohet nesër. Kjo gjë është një mashtrim, që tenton të mbysë lirinë e votës”, deklaroi prokurori i Miçiganit, Dana Nessel. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›