E Martë, 3 Nëntor 2026

FBI ngre alarmin për sulme në Perëndim nga organizatat terroriste

Shumë organizata të huaja terroriste kanë bërë thirrje për sulme kundër Perëndimit dhe Amerikës që nga fillimi i konfliktit, sipas deklaratës së  Drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI)

Christopher Wray tha se sulmet e Hamasit do të frymëzojnë kërcënimin më të rëndësishëm terrorist për SHBA-në që nga ngritja e ISIS gati një dekadë më parë.

“Ne vlerësojmë se veprimet e Hamasit dhe aleatëve të tij do të shërbejnë si një frymëzim, të cilin nuk e kemi parë që kur ISIS nisi të ashtuquajturin kalifat vite më parë. Vetëm në javët e fundit, shumë organizata të huaja terroriste kanë bërë thirrje për sulme kundër amerikanëve dhe Perëndimit. Al-Kaeda lëshoi thirrjen e saj më specifike për të sulmuar Shtetet e Bashkuara në pesë vitet e fundit. ISIS u bëri thirrje ndjekësve të tij të synojnë komunitetet hebreje në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Hizballah ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Hamasin dhe kërcënoi se do të sulmojë interesat e SHBA-së në Lindjen e Mesme. Dhe ne kemi parë një rritje të sulmeve ndaj bazave ushtarake të SHBA-së jashtë shtetit të kryera nga grupet e milicisë të mbështetur nga Irani”, ka deklaruar Wray.

“Veprimet e Hamasit dhe aleatëve të tij do të shërbejnë si një frymëzim, të cilin ne nuk e kemi parë që kur ISIS filloi të ashtuquajturin kalifat disa vite më parë,” tha zoti Ëray.

Numri i sulmeve ndaj bazave ushtarake amerikane jashtë shtetit nga grupet e milicisë të mbështetur nga Irani është rritur këtë muaj, shtoi ai.

Wray tha gjithashtu se sulmet kibernetike kundër SHBA nga Irani dhe aktorët joshtetërorë ka të ngjarë të përkeqësohen nëse konflikti zgjerohet.

“Këtu në Shtetet e Bashkuara, shqetësimi ynë më i menjëhershëm është se ekstremistët e dhunshëm – individë apo grupe të vogla – do të frymëzohen nga ngjarjet në Lindjen e Mesme për të kryer sulme kundër amerikanëve që kryejnë jetën e tyre të përditshme. Kjo përfshin jo vetëm ekstremistët e dhunshëm vendas të frymëzuar nga një organizatë e huaj terroriste, por edhe ekstremistët e dhunshëm vendas që synojnë komunitetet hebreje ose myslimane”, përfunon Drejtori i FBI.

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›