E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI publikon fotot videon e te dyshuarve

FBI ka bërë publike gjatë së enjtes fotot dhe videon e dy personave të dyshuar mbi ngjarjen e ndodhur në Maratonën e Bostonit, duke kërkuar ndihmën e publikut për identifikimin e tyre.

Dy meshkujt janë fotografuar duke ecur së bashku, pranë vijës së finish-it të maratonës, përpara shpërthimeve që vranë 3 persona dhe plagosën rreth 180 të tjerë. Një prej dy personave të dyshuar është parë të lëshojë një cantë shpine në vendin e shpërthimit të bombës së dytë, “vetëm pak minuta” para shpërthimit, tha agjenti special Rick DesLauriers, kreu i zyrës së FBI-së në Boston. “Dikush në këtë vend i njeh këta individë, ndoshta si shokë, fqinj, bashkëpunëtorë apo anëtarët e familjes së të dyshuarve”, tha DesLauriers. “Edhe pse mund të jetë e vështirë, kombi ynë kërkon mbështetjen e atyre që zotërojnë informacione, për të na i dhënë neve”. Por, ai paralajmëroi se të dyshuarit duhet të konsiderohen si individë të armatosur dhe “ekstremisht të rrezikshëm”. “Askush nuk duhet t’u afrohet atyre. Askush nuk duhet të përpiqet t’i kapë ata, me përjashtim të zbatuesve të ligjit”, tha ai. Njoftimi vjen në fund të një dite, gjatë së cilës presidenti Barack Obama solli një përzierje ndjenjash sigurie, inkurajimi dhe sfide në shërbimin përkujtimor ndërfetar në Katedralen e Kryqit të Shenjtë të qytetit. Kushdo që i vendosi bombat, “zgjodhi qytetin e gabuar” për të sulmuar, tha ai. “Secili nga ne qëndron në krahun tuaj”, tha Obama përpara turmës. “Boston mund të jetë vendlindja juaj, por edhe ne e pretendojmë dicka të tillë. Për miliona prej nesh, ajo që ndodhi të hënën është dicka personale”. Duke iu adresuar autorëve ende të panjohur, Obama shtoi: “Po, ne do t’iu gjejmë. Po, ju do të përballeni me drejtësinë. Ne do të bëjmë që ju të mbani përgjegjësi”. Ai hodhi më pas vështrimin drejt garës së vitit të ardhshëm, duke parashikuar se “bota do të rikthehet në këtë qytet të madh amerikan, për të vrapuar edhe më fuqishëm dhe për t’u mbushur akoma me më shumë gëzim për Maratonën e 118-të të Bostonit. Bëhuni pjesë e saj”. Operacion madhor policor Nderkohe, mediat nderkombetare informuan gjate se premtes se nje operacion madhor policor eshte duke u zhvilluar ne zonat e Bostonit. Burime brenda FBI-se thane per "CNN" se operacioni lidhet me ngjarjen e maratones, por nuk dhane asnje detaj shtese per stadin e hetimeve. Nderkohe, mesohet se aktualisht po hetohen si te lidhura me ngjarjen e maratone, vrasja e nje polici gjate se enjtes dhe nje arrestim, i ndodhur gjithashtu ne 24 oret e fundit. I ndaluari besohet se ka informacione te rendesishme rreth asaj qe ndodhi ne maratone dhe aktualisht po merret ne pyetje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›