E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy artistet kosovare ekspozojne per here te pare ne Tirane

Dy  piktore e reja kosovare Dardana Goranci dhe Lirie Rahmani  kanë zgjedhur Tiranën  për te ekspozuar punimet.
Teknikat që aplikojnë janë të ndryshme, por e përbashkëta  qëndron në dashurinë për artin.
Po ti referohesh artit pamor botëror të pakta janë femrat e sukseshme në pikture, por këto dy artiste janë premtuese sipas kritikut, Abaz Hado  
Të jesh artiste nuk është e lehtë, por ato ja kanë dal.
Frymëzim per  Dardanën është tranzicioni shoqëror dhe atë  e aplikon në teknikën e lapsit dhe mikse.
Ndërsa Liria në grafikë si muzë ka lulet.
Në këtë ekspozite vërehet qartë shtegu modern në pikturë që artistët kanë zgjedhur. Pas Tiranës punimet e tyre do të rrugëtojnë në disa qytete të Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›