E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FC Bayern zyrtarizon Konrad Laimer

Konrad Laimer dhe FC Bayern kanë zyrtarizuar sot kontratën, e cila mban në Mynih mesfushorin austriak deri më 30 qershor 2027. Siç pritej 26-vjeçari transferohet në Mynih me parametra zero pas eksperiencës të suksesshme në Lajpcig ku fitoi Kupën e Gjermanisë për dy edicione radhazi (2021-2022 dhe 2022-2023).

“Me Konrad kemi afruar një lojtar me mjaft eksperiencë si dhe një lojtar, i cili e di fare mirë se ç’do të thotë të fitosh tituj. Ai vjen pas dy triumfeve në Kupën e Gjermanisë dhe shpresojmë që në Mynih të festojë të tjerë suksese”, tha CEO i FC Bayern, Jan-Christian Dreesen.

Siç dihet Laimer ka qenë një kërkesë e ish-trajnerit të Bayern-it, Julian Nagelsmann. Pas shkarkimit të 35-vjeçarit u përfol shumë për një hezitim të FC Bayern-it në nënshkrimin me austriakun, por sot me zyrtarizimin e marrëveshjes bien të gjitha dyshimet.

“Është një ëndërr që kthehet në realitet. FC Bayern është njëri prej klubeve më të mëdha të globit. Do të jap gjithçka për fanellën dhe tifozët. FC Bayern synon gjithmonë për objektivë të mëdhenj, të njëjtën gjë bëj edhe unë. Jam në vendin e duhur”, tha Konrad Laimer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›