E Shtunë, 31 Tetor 2026

FFK gjykon djegien e flamurit grek

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) e ka gjykuar veprimin e bërë të mërkurën në Merdarë, gjatë ndeshjes Hysi-Prishtina, kur nga disa tifozë djeg flamuri grek.

“FFK gjykon çdo akt të përbuzjes së simboleve kombëtare të shteteve tjera. Kjo nuk përkon me traditën tonë kombëtare e aq më pak tani kur Kosova është e lirë, e pavarur dhe demokratike. Simpatizuesit e klubeve kosovare kanë ditur që edhe në kohët më të vështira ta ruajnë dinjitetin e tyre dhe të përmbahen nga veprimet e tilla, siç ngjau dje në stadiumin në Merdarë gjatë ndeshjes Hysi-Prishtina, kur u dogj flamuri grek”, shkruan në komunikatën e lëshuar nga FFK.

Shtëpia e futbollit kosovar bën apel edhe njëherë që të mos përsëriten veprimet të cilat e dëmtojnë imazhin shtetëror, “posaçërisht tash kur na nevojiten miq dhe kur e kemi afër pranimin në FIFA dhe UEFA dhe perspektivën e qartë evropiane”, vazhdon komunikata.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›