Zyra greke reagon për djegien e flamurit

Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë, nëpërmes një komunikate për shtyp, ka shprehur keqardhjen lidhur me me incidentin e djeshëm në Merdar, ku tifozët e futbollit dogjën flamurin grek, në shenjë revolte kundër thirrjeve të ushtarëve grekë ndaj shqiptarëve.
Shefi i zyrës ndërlidhëse greke në Kosovë, Dimitris Moschopoulos, ka shprehur keqardhjen e tij, të gjithë atyre njerëzve të cilët janë ndier të fyer nga incidenti i ushtarëve grek që kanë brohoritur parulla anti-shqiptare.
Sipas tij, ky ka qenë një rast i izoluar, i cili në asnjë rrethanë nuk përfaqëson popullin grek, dhe as që reflekton politikën qeveritare karshi fqinjëve.
Diplomati grek thekson se është e pafat që zëra të fanatizmit, edhe pse të rrallë, shpesh janë më të zëshëm sesa qëndrime e moderuara. "Më se keqi do të ishte nëse disa fanatikëve do t’iu lejohej që të prishin imazhin e Greqisë dhe dëmtojnë marrëdhëniet me fqinjët", përfundon komunikata, të cilën e transmeton Klan Kosova.