FFK nuk mbajti premtimin

Premtimi i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk u përmbush. Të martën ky institucion ftoi në konferencë për shtyp mediumet elektronike për të shpallur fituesin e të drejtave televizive për transmetimin e Superligës së Kosovës, megjithatë kjo nuk ndodhi.
Krerët e federatës thanë që vendimi është shtyrë për një datë të pacaktuar për shkak të paqartësisë së ofertave. Nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, në konferencën e sotme për shtyp shpjegon arsyet e shtyrjes së vendimit.
“Pasi shqyrtuam ofertat vumë re që kishte disa paqartësi dhe disa shtesa nga kompanitë në materialet e paraqitura. Kështu që do t’i thërrasim edhe një herë zyrtarët e klubeve që të vijnë dhe të shpallim fituesin”, tha Ademi.
Sidoqoftë, Ademi nuk ishte shumë i qartë se kush do të marrë vendimin në fund: “Klubet na kanë autorizuar ne që të japim verdiktin, por FFK e sheh më të arsyeshme që të marrë një vendim të përbashkët me klubet pasi të bisedojmë.”
Ai premtoi që nuk do të ketë manipulime sepse Federata ka zgjedhur rrugën më të mirë për shpalljen e fituesit: “Ne i kemi thirrur të gjithë për të diskutuar dhe mediat e kanë pasqyruar këtë.”
Ofertuesit më seriozë në këtë tender ishin: Digitalb me 80 mijë euro neto plus 50 mijë euro hapësirë reklamuese në këtë medium, Digiworks me 86 mijë euro, por me TVSH dhe KosovaPress me 77 mijë euro.
Sekretari i FFK-së, Herroll Salihu, në një prononcim tha se vendimi përfundimtar për fituesin do të merret këtë javë.
“Nëse klubet do të jenë të kënaqura nga një nga ofertat nuk besoj se do të zgjasë më shumë se një javë”, u shpreh Salihu.
Federatës në fund i mbetet rinegocimi me klubet kosovare që të shqyrtojnë ofertën më të leverdisshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Inter, shkarkohet trajneri Gasperini
Gian Piero Gasperini nuk është më trajneri i Interit. Milan, lind ideja Krasic
Milan vazhdon të projektojë të ardhmen dhe mesfusha është reparti që duket se ka nevojë më shumë për përforcime. Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret 14 vende
Shqipëria ka zbritur në vendin e 71 të renditjes së FIFA-s, të publikuar të mërkurën nga organizmi drejtues i futbollit botëror. Moratti: Gasperini nuk ka kontrollin e skuadrës
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, duke dalë nga stadiumi i Novarës mbrëmjen e djeshme pas humbjes së ekipit të tij 3-1 lëshoi disa deklarata të qarta përsa i përket të ardhmes së teknikut Gasperini.
Tifozët e Shalke 04 urrejnë Manuel Neuer
Bayern Munchen luajti të dielën ndeshjen e radhës në Bundesligë ndaj Schalke 04, duke fituar në transfertë me rezultatin 2-0 dhe duke u kthyer në Mynih me tre pikë.
Lajmet kryesore
Rrëzohet gjoba ndaj Top Channel
Gjykata e Apelit kthen per rigjykim “ceshtjen Pango”
Dhunohet Top Channel, Dalipi: Të mblidhet Këshilli Bashkiak
Greqi, kriza sjell rritje të numrit të vetëvrasjeve
FMN: Ulet rritja e ekonomisë
Bregu i Fildishtë njeh Kosovën