Milan lind ideja Krasic

Milan vazhdon të projektojë të ardhmen dhe mesfusha është reparti që duket se ka nevojë më shumë për përforcime.
Kuqezinjtë po vëzhgojnë me kujdes situatën e mesfushorit serb të Juventusit, Milos Krasic, të cilin e kanë ndjekur me interes edhe kur luante për rusët e CSKA.
Serbi nuk ka një marrëdhënie të mirë me trajnerin e Juventusit Antonio Conte dhe mund të mendojë seriozisht për të ndërruar skuadër. Gjithsesi, ende është herët për të parashikuar një transferim të bjondit në Milano.
Gjithashtu, një lëvizje tjetër në mesfushën e Milanit mund të jetë edhe largimi i Gennaro Gattusos. Mesfushori, kontrata e të cilit skadon në vitin 2012, vazhdon t’i pëlqejë Anzhit.
“Interesi i Anzhit për Gattuson ka qenë dhe mbetet. Së shpejti do të flas me Gallianin dhe do të shohim se çfarë do të bëjmë”, është shprehur prokuratori i futbollistit italian.
Pronari i Anzhit, Suleiman Kerimov është i gatshëm t’i ofrojë 34-vjeçarit një kontratë 2-vjeçare dhe një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Inter, shkarkohet trajneri Gasperini
Gian Piero Gasperini nuk është më trajneri i Interit. Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret 14 vende
Shqipëria ka zbritur në vendin e 71 të renditjes së FIFA-s, të publikuar të mërkurën nga organizmi drejtues i futbollit botëror. Moratti: Gasperini nuk ka kontrollin e skuadrës
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, duke dalë nga stadiumi i Novarës mbrëmjen e djeshme pas humbjes së ekipit të tij 3-1 lëshoi disa deklarata të qarta përsa i përket të ardhmes së teknikut Gasperini.
FFK nuk mbajti premtimin
Premtimi i Federatës së Futbollit të Kosovës nuk u përmbush. Të martën ky institucion ftoi në konferencë për shtyp mediumet elektronike për të shpallur fituesin e të drejtave televizive për transmetimin e Superligës së Kosovës, megjithatë kjo nuk ndodhi. Tifozët e Shalke 04 urrejnë Manuel Neuer
Bayern Munchen luajti të dielën ndeshjen e radhës në Bundesligë ndaj Schalke 04, duke fituar në transfertë me rezultatin 2-0 dhe duke u kthyer në Mynih me tre pikë.
Lajmet kryesore
Rrëzohet gjoba ndaj Top Channel
Gjykata e Apelit kthen per rigjykim “ceshtjen Pango”
Dhunohet Top Channel, Dalipi: Të mblidhet Këshilli Bashkiak
Greqi, kriza sjell rritje të numrit të vetëvrasjeve
FMN: Ulet rritja e ekonomisë
Bregu i Fildishtë njeh Kosovën