FH: Kosova një hap prapa

Në raportin më të ri të organizatës Freedom House për lirinë e mediave në botë, Kosova edhe këtë vit është radhitur në mesin e vendeve pjesërisht të lira.
Madje, sipas organizatës me seli në SHBA, Kosova ka shënuar një hap prapa, raporton Rel
Rezultati për të është 49, ndërsa në renditjen e vendeve është e 102-ta, në krahasim me pozicionin 98, ku ka qenë vitin e kaluar.
Shqipëria, ndonëse mbetet në kategorinë e vendeve me media pjesërisht të lira, ka shënuar përparim.
Sipas Freedom House, rezultati i saj është 49, nga 51 në vitin e kaluar. Ajo është e 96-ta në mesin e 197 vendeve, krahasuar me vendin e 107-të të vitit të kaluar.
Në skemën e FH-së, shkalla 0 është rezultati më pozitiv, ndërsa 100-shi është më negativi./Indeksonline/