Shpërthimi në shtëpinë e Limanit, hetimet po vazhdojnë

(E plotësuar) “Policia e Kosovës ka pranuar një informacion rreth orës 03 e 20 minuta se, ka ndodhur një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshem, ku në një shtëpi banimi e cila gjendet në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, dyshohet që një bombolë gazi t'a ketë kapluar zjarri”, ka deklaruar për Indeksonline, major Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ai tha se, si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale në deren e hyrjes së shtëpisë dhe në korridor. Përveq dëmeve materiale të lënduar nuk ka.
“Njësitet policore relevante duke përfshirë njësitet patrolluese, krimtekniken, njësitet për hetimin e mjeteve shpërhtyese, menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet. Po ashtu në vendngjarje kanë dalur edhe ekspertët e zjarrit”, ka deklaruar Kelani./Indeksonline/
-----
Sot, rreth orës 03:00 të mëngjesit persona të panjohur kanë sulmuar shtëpinë e kryeredaktorit të RTK-së, Mufail Limani.
Sulmi kriminal, ka ndodhur në shtëpinë ku Kryeredaktori jeton me familje.
Grupi i personave të panjohur, kanë tentuar të shkaktojnë zjarrvënie në shtëpinë e Limanit përmes një bombole gazi të vendosur në derën kryesore të shtëpisë së tij.
Fatmirësisht Limani dhe familja e tij kanë shpëtuar, ndërsa Policia e Kosovës është duke e hetuar rastin./Indeksonline/