E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nelsen vazhdon në Blackburn

Nga Express më 22 janar 2011 në ora 18:46

Mbrojtësi i Blackburnit, Ryan Nelsen ka nënshkruar kontratë të re, që do ta mbajë atë në Ewood Park deri në vitin 2013.

Reprezentuesi i Zelandës së Re kishte kontratë me Blackburnin deri në vitin e ardhshëm, por ka finalizuar marrëveshjen e re. Nelsen iu bashkua Blackburnit nga DC United më 2005 dhe bëri 200 paraqitje për klubin.

Ai ishte kapiten i Kombëtares së tij në Kampionatin botëror 2010, ndërsa muajin e kaluar mori një çmim nga Zelanda e Re për shërbimin e tij në futboll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›