E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA Rivalet te mesohen me humbjet

FIFA ka hedhur poshte te gjitha akuzat ne lidhje me procesin e votimit qe i dha Rusise dhe Katarit organizimin e Boterorit perkatesisht ne vitin 2018 dhe 2022. Nepermjet sekretarit te saj te pergjithshem Jerome Valcke qeveria boterore e futbollit ka reaguar per here te pare ndaj zerave per menyren se si 22 anetaret e Komitetit Ekzekutiv votuan per dhenien e organizimit te Boterorit Rusise dhe Katarit.

Gjerat shkuan shume mire edhe pse disa njerez nuk mendojne keshtu. Fituesit jane Rusia dhe Katari nderkohe qe ashtu sic ndodh ne futboll kundershtaret duhet te mesohen te fitojne dhe te munden ka thene Valke gjate konferences per promovimin e Kupes se Botes te mbajtur ne Abu Dhabi.

Procesi i votimit per organzimin e Boterorit ne vitin 2018 dhe 2022 u kompromentua pas perjashtimit te dy anetareve te Komitetit Ekzekutiv te akuzuar per trafik votash pas publikimit te fakteve tronditese nga mediat britanike. Nderkohe qe ky proces u perfol shume per ndikimin politik te shteteve qe kerkonin te merrnin organizimin e turneut me te rendesishem te futbollit boteror.

Mendoj se dy anetaret u ndeshkuan nga Komiteti Etikes dhe kjo ishte gjeja me e drejte qe tregon transparence. Sa i perket akuzave te tjera ka patur nje vendim te gjykates se Zyrihut ka perfunduar Valce i cili ka lene te hapur hipotezen e hedhur nga Franz Beckenbauer qe e Boterori 2022 i Katarit te zhvillohet ne dimer.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›