E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndihma per te permbyturit. Gjader 48 fluturime vetem paradite

Ne Bazen Ajrore te Gjadrit punohet ne dy pika per operacionin e shperndarjes se ndihmave nepermejt transportit ajror por edhe rrugor. Shefi i Shtabit te Forcave Ajrore kolonel Mehmet Metko theksoi se te gjithe forcat ato shqiptare si edhe te NATO-s jane te angazhuar maksimalisht per tu ardhur ne ndihme banoreve te permbytur. Vetem brenda nje dite nga helikopteret jane bere 48 fluturime kryesisht drejt Dajcit dhe Velipojes.

Kemi realizuar me mjetet e forcave ajrore turke gati 10 fluturime per ne zonen Dajc dhe Suke. Gjithashtu kemi pese fluturime me avionin SAR te forcave ajrore greke dhe tani kemi realizuar dy fluturime te tjera me nje helikopter me kapacitet deri ne 5 ton per transportimin e koncetratit ne zonen e Velipojes dhe Dajcit tha Mehmet Metko shefi i Shtabit te Forcave Ajrore.

Nderkohe tek tunelet e Bazes se Gjadrit operojne vetem per paketimin e ndihmave 140 persona duke kordinuar punen per transportin e tyre. Te gjithe personeli si strukturat e ministrise se Mbrojtjes Shtabi i Pergjithshem Policia e Shtetit angazhimin dhe koordinimi eshte i persosur. Kjo fale ketij bashkepunimi dhe suksesi per te realizuar keto detyra qe i jane ngarkuar eshte edhe me produktiv beri te ditur Xhemal Gjunkshi Komandanti i Bazes Logjistike.

Paralelisht me shperndarjen ne piken e grumbullimit ne gjader vazhdojne te vijne ndihmat nga mbare vendi si dhe nga vendet fqinje ne ndihme te banoreve te permbytur ne Shkoder.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›