E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA e UEFA: Ndalni auditivin, ose perjashtoheni

Nje faks i mberritur ne dicka me vone se fillimi i orarit zyrtar te punes ne Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve ka shkundur te gjithe ambientin nga kati i pare ne te katertin. FIFA dhe UEFA i kane kerkuar ministrit Pango te ndale auditimin e brendshem ne FSHF per fondet e ketyre dy organizmave, perndryshe ajo qe do te sanksionohet rende dhe gjate do te jete federata dhe per rrjedhoje, tere futbolli shqiptar ne te gjitha shkallet e tij. Afati i fundit eshte data 21 shkurt.
Konferenca per shtyp e parashikuar te organizohej dje, paradite, eshte anuluar papandehur dhe nuk u dha asnje shpjegim nga ana e MTKRS per kete gje, por neper korridore u fol per mberritjen e nje faksi nga ana e FIFA-s dhe UEFA-s, nje faks me nje permbajtje aspak dashamirese, lidhur me planet e ministrise. Te paret qe kane perhapur informacion per ekzistencen e nje faksi te tille, kane qene anetare te federates, qe nuk kane ngurruar te tregojne dicka nga permbajtja, ndonese nuk kane mundur te lexojne dot asnje rresht, por mbledhja urgjente e kabinetit te ministrit Pango per kete ceshtje ka vertetuar disi ate cka ka ndodhur ne realitet, ndersa me vone gjithcka u be e qarte: kercenimi ishte real dhe FIFA e UEFA nuk kane aspak ndermend te lejojne qe autonomia e FSHF-se te vihet ne diskutim.
Sekretaret e Pergjithshem te FIFA-s dhe UEFA-s, Zherom Valke dhe Dejvid Tejlor, me firmat e tyre ne fund te fletes bardhezi, kane minuar deshirat e ministrise se linjes, qe ishte betuar t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›