E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kundershtari i Lul Berishes fiton pafajesi

Gjykata shpall te pafajshem nje prej kundershtareve te te akuzuarit si kreu i Bandes se Durresit, Lulezim Berisha. Erald Bajramaj, 32 vjec, eshte lene i lire qe prej dites se djeshme, ndersa dy akuzat, qe rendonin mbi te, jane rrezuar, kurse shoku i tij, Leonard Murataj, 42 vjec, do te vazhdoje te qendroje ne qeli. Gjykata e Krimeve te Renda i delegoi dosjen prokurorise per hetime shtese, per te pandehurin mbi te cilin rendon edhe akuza e vrasjes ne vitin 1998, ne Durres. Sipas prokurorise, dy te pandehurit akuzohen per rrembimin e Artan Ilmiut, nderkohe qe Murataj cilesohet si autor i vrasjes me paramendim te babait te pengut, Nuri Ilmiu. Dy te pandehurit, ne baze te hetimeve te organit te akuzes, njiheshin edhe per rivalitetin me grupin e Lulezim Berishes, ne zonen e Durresit.
Seanca e djeshme ndaj dy te pandehurve, Erald Bajramaj dhe Leonard Murataj, eshte zhvilluar me degjimin e konkluzioneve perfundimtare te mbrojtjes. Avokati i Bajramajt iu kerkoi togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtarja Nertila Kosova, shpalljen e tij te pafajshem. Nderkohe qe vete i pandehuri, qe gjykohej ne gjendje te lire, nuk ka qene i pranishem ne salle. Kurse avokati i Leonard Murataj, pretendoi ndryshimin e mases se sigurise se klientit, duke marre parasysh qe procesi gjyqesor u zhvillua dhe ne momentin e fundit akuza kerkoi serish kthimin e dosjes per rihetim. Pas degjimit te konkluzioneve perfundimtare te mbrojtjes, trupi gjykues u terhoq per te shpallur vendimin.
Vendimi ka qene i ndare ne dy pjese. I pandehuri per akuzen e rrembimit dhe mbajtjes peng te personit, te kryer ne bashkepunim dhe armembajtjes pa leje, Erald Bajramaj, eshte liruar nga akuza, duke u shpallur i pafajshem. Nje seance me pare, organi i akuzes u kerkoi togave te zeza shpalljen fajtor dhe denimin me 12 vjet burg per Bajramajn. Gjithashtu, gjykata ka vendosur rikthimin e dosjes per Leonard Muratajn dhe rrezimin e kerkeses se bere nga mbrojtja per ndryshimin e mases se sigurise.
Vrasjet e Durresit dhe pengmarrja
Krimi, per te cilin akuzohen dy te pandehurit, ka ndodhur ne vitin 1998. Sipas prokurorise, Leonard Murataj dhe Erald Bajramaj dyshohet se kane bere pjese ne nje prej bandave te Durresit dhe ne nje konflikt mbetet i vdekur nje prej anetareve te grupit. Murataj dhe Bajramaj dyshonin se nje prej bashkepunetoreve ishte edhe Artan Ilmiu, te cilin po kete vit e marrin peng. Tri dite me pas, Nuri Ilmiu, i shqetesuar per zhdukjen e te birit, ka nisur kerkimet. Ky i fundit mendohet se eshte takuar me te pandehurit Leonard Murataj dhe Erald Bajramaj, vetem pak minuta pas vrasjes se Dritan Sallakut. Ne debat e siper, Nuri Ilmiu qellohet per vdekje dhe si autore akuzohen dy te rinjte. Pak ore pas krimit pengu lihet i lire. Bajramaj e Murataj u arrestuan ne qershor te vitit 2006, ne qytetin e Durresit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›