E Diel, 1 Nëntor 2026

FIFA i bllokon merkaton skuadrës së Tiranës

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Tirana është përballur sërish me një masë bllokuese nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA), për shkak të detyrimeve financiare të pashlyera.

Pak ditë para ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Elbasanit, që do të luhet të dielën në stadiumin “Selman Stërmasi”, bardheblutë janë vënë përballë një tjetër kufizimi nga institucioni më i lartë i futbollit botëror.

Sipas medieve, shkak për këtë masë janë bërë detyrimet që klubi ende nuk i ka shlyer, duke sjellë edhe një herë pezullimin e mundësisë për regjistrimin e lojtarëve të rinj.

Ky është bllokimi i dytë i merkatos për Tiranën brenda një periudhe të shkurtër. Ndryshe nga rasti i parë, masa e re nuk pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ecurinë e skuadrës në kampionat në këtë fazë.

Drejtuesit e klubit duhet të zgjidhin detyrimet e mbetura për të shmangur probleme me regjistrimin e lojtarëve në merkaton e ardhshme, në përputhje me rregullat dhe procedurat e FIFA-s.

/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›