FIFA i hap dyert hetimit te rryshfeteve

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, është duke përgatitur një kthesë të papritur të politikës së institucionit që ai përfaqëson, duke kërkuar që të publikohen në gjyq dokumente që mund të tregojnë se zyrtarë të lartë të FIFA-s kanë pranuar rryshfete.
Në të shkuarën, institucioni më i rëndësishëm i futbollit botëror ka bllokuar vazhdimisht kërkesat e gazetarëve për të hyrë në brendësinë e dokumenteve të tilla.
Sipas asaj që raporton BBC, do të jetë vetë Blatter ai që do të kërkojë këtë ndryshim të politikës së FIFA-s, në një takim dy-ditor të Komitetit Drejtues, i cili do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Zvicër.
Dokumentet më interesante janë ato që lidhen me hetimin kriminal të falimentimit të një ish-partneri marketingu të FIFA-s, “International Sport and Leisure” (ISL). Pikërisht në dokumentat e dorëzuara pas falimentimit, ekzistojnë prova se zyrtarë të lartë të FIFA-s janë paguar për t’i dhënë kësaj kompanie të drejtat eksluzive të Botërorit të vitit 1990.
Një vit më parë, FIFA pati paguar 5,5 milion franga për të mbyllur çështjen dhe për të mbajtur sekret emrin e zyrtarëve të përfshirë.
Më parë gjatë vitit, FIFA u vendos në mes qendër të kritikave të ashpra, veçanërisht nga ana e Federatës Angleze, kërkesat e së cilës për të organizuar Botërorin e vitit 2018 ose 2022 u rrëzuan në favor të kandidaturës së Rusisë dhe Katarit, përkatësisht.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli “Champions”, paqe në San Paolo, fiton Interi
Ka përfunduar në barazim 1-1 një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, ajo mes Napolit dhe Bajernit të Mynihut.
Champions, Doumbia i jep fitoren CSKA-së
CSKA e Moskës, e udhëhequr nga Seydou Doumbia dhe Vagner Love, ka fituar 3-0 ndeshjen e grupit G të Ligës së Kampioneve ndaj turqve të Trabzonsporit. Kombëtarja U-17 kualifikohet në Elite Round
Kombëtarja shqiptare U-17 është kualifikuar për në Elite Round falë barazimit 1-1 me Estoninë, ndeshja e fundit në grup. Allegri: Milan ka marrë veten
Objektivi i Milanit është të dalë i pari në grupin e tij të Ligës së Kampioneve, ku bën pjesë edhe Barcelona. Juventus, sezoni i fundit për Del Pieron
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka lajmëruar se ky sezon do të jetë i fundit i Alessandro Del Pieros me fanellën e Juventusit.
Lajmet kryesore
Nënë Tereza, 8 vjet nga Lumturimi
19 tetori, festë kombëtare
Itali, edhe Meta në përgjime
Meta-Prifti, nis ekspertiza
Bulqizë, një i vdekur, 8 të plagosur
Tiranë, vrasje për një gërvishtje makine