FIFA në alarm, Katari fiton penallti të pazakonta, Shqipëria

“Daily Mail” ka mësuar se njëra prej partnereve të FIFA-s, ka lajmëruar organin në fjalë për një anomali të evidentuar në ndeshjet miqësore të Katarit.
Integritet i ulët – Sipas një agjensie që merret me itegritetin e ndeshjeve ose thënë ndryshe me ndershmërinë e takimeve të futbollit ka parë një “detaj” aspak rastësor në ndeshjet miqësore të zhvilluara nga Katari. Ekipi i drejtuar nga spanjolli Félix Sánchez Bas fiton një numër të pazakontë njëmbëdhjetëmetërshash. Vetëm në miqësoret e 2022-it, Katari ka zhvilluar 7 takime ku numëron 3 fitore, po aq barazime dhe një humbe. Një e dhënë e pazakontë e këtyre takimeve është numri i penalltive të fituara nga Katari. Kombëtarja në fjalë ka goditur plot 4 herë nga pika e bardhë. Gjithçka nis me ndeshjen me Bullgarinë ku Katari fitoi 2-1 dhe në minutën e 27’ kaloi e para në avantazh falë penalltisë të Akram Afif. Në miqësoren kundër Guatemalës, Katari fitoi 2-0 falë dy penalltive të shndërruara në gol prej Hasan Al-Haydos (37’,39’). E fundit dhe më e njohura është penalltia e Almoez Ali (36’). Ky i fundit ishte autori i golit të vetëm të Katarit në miqësoren e Marbejës përballë Shqipërisë.
Dyer të mbyllura – Agjensia që ka sinjalizuar FIFA-n për këto anomali në të dhënat e Katarit tregon se asgjë nuk është rastësore. Sipas agjensisë diçka nuk shkon pasi vetë Katari këtë vit ka luajtur shumë miqësore me dyer të mbyllura. Në 7 ndeshje plot 5 janë zhvilluar pa praninë e kamerave. Një tjetër detaj ky që alarmon FIFA-n vetëm një ditë para fillimit të Botërorit.