E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Çmendet” Infantino: Sot ndihem arab, homoseksual dhe emigrant

Gianni Infantino ngre tonin pak orë para fillimit të Kupës së Botës dhe nuk i kursen fjalët gjatë konferencës inauguruese për shtyp të turneut në Doha për t’iu përgjigjur kritikave të dhunshme për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe diskriminimin në Katar. “Sot ndihem Katar, sot ndihem arab, sot ndihem afrikan, sot ndihem homoseksual, sot ndihem i paaftë, sot ndihem si një punëtor emigrant”, deklaroi presidenti i FIFA-s, duke prekur të gjitha temat që përfunduan në pamjet e qeverive, qytetarëve dhe shoqatave në procesin e afrimit të Katarit 2022.

Një qëndrim i prerë, të cilin numri një i FIFA-s e rriti më pas duke i cilësuar si “hipokrite” “mësimet morale” që mbërritën nga shumë anë në prag të hapjes së Kupës së Botës në Katar, për disa kohë në qendër të kritikave të forta në lidhje me kushtet e punës së punëtorëve për ndërtimin e stadiumeve, si për regjimin kufizues ashtu edhe për diskriminimin e vendosur nga autoritetet vendore.

“Ajo që po ndodh tani është thellësisht e padrejtë – shpjegoi Infantino -. Kritikat ndaj Kupës së Botës janë hipokrite. Për atë që ne evropianët kemi bërë në 3000 vitet e fundit duhet të kërkojmë falje për 3000 vitet e ardhshme, përpara se t’u japim mësime morale të tjerëve – përfundoi presidenti i FIFA-s në përgjigje të akuzave -. Këto mësime morale janë thjesht hipokrizi”.

Referenca e Infantinos është ajo lidhur me akuzat e rënda si për kushtet e punës për ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës, me mijëra vdekje të dokumentuara, ashtu edhe për ndalimet e diktuara nga ligjet në fuqi në Katar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›