E Shtunë, 31 Tetor 2026

FIFA ne skandal korrupsioni

Skandali korruptiv brenda komitetit ekzekutiv te FIFA-s ka alarmuar organin me te larte te futbollit boteror i cili nepermjet presidentit Josef Blater i ka kerkuar gazetes britanike Sunday Times me shume informacione.

Ka qene pikreisht kjo gazete qe ka nxjerre nje vidjo ekskluzive te bisedimeve korruptive te dy nga 24 antareve qe ka komiteti ekzekutiv i FIFA-s.

Njeri eshte nigeriani Amos Adamu dhe nje perfaqesues nga Tahiti Reynald Temari. Te dy keta antare kane pranuar ne kembim te nje shume prej rreth 800 mije eurosh qe te japin voten per Ameriken per boterorin e 2018-s nderkohe qe edhe per boterorin e 2022 i kishin shitur votat pasi votimi do te behet per te by keto boterore me 2 dhjetor.

Por jo gjithcka ka perfunduar ketu edhe ish-sekretari Zen Rufinen i cili akuzoi Blaterin per korrupsion ne vitin 2002 eshte zbuluar nga Sunday Times duke sugjeruar antare te korruptuar te komitetit.

Ne perfundim te gjithe ketij skandali eshte akuzuar edhe Spanja e Katari per shkembim votash njera federate i kerkon tjetres 7 vota per 2018-n qe te mund te ia japi per boterorin e 2022. Ky kaos ka shqetesuar dhe presidentin e komitetit olimpik nderkombetar Zhak Rog i cili i ka kerkuar Blaterit me shume transparence.

Vendet kandidate per te organizuar boterorin e 2018-s jane Rusia Anglia Spanje-Portugali dhe Belgjike-Holande.

Nderkohe per boterorin e 2022-shit jane SHBA Australia Katari Japonia dhe Koreja e Jugut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›