E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i UEFA-s Serbia ankohet

Serbia nuk eshte e kenaqur me vendimin e UEFA-se lidhur me ndeshjen e kombetares kunder Italise. Edhe kryetari I federates serbe Tomisllav Karaxhic dhe perzgjedhesi Vladimir Petrovic kane thene se kane pritur qe ndeshja te riperseritet.

Ata nuk jane te kenaqur vetem me kete pjese pasi gjobat kane qene te pritura. Serbia ka paralajmeruar se do te bej nje ankese kunder ketij vendimi. Megjithate Petrovic ka thene se inati nga ndeshja e kaluar do tu ndihmoje per rezultate me te mira ne te ardhmen.

Federata serbe ka deklaruar se ka bere gjithcka ne mundesite e tyre per te ulur tensionet dhe kane njoftuar per grupet ekstremiste. Ata kane thene se Italia nuk ka dashur te mbaje asnje pergjegjesi lidhur me ngjarjet ne futboll.

Federata serbe eshte ankuar edhe per faktin se sipas tyre jo te gjithe personat e perfshire ne kete vleresim kane kryer detyren e tyre. Ata kane akuzuar edhe delegatin e ndeshjes per vleresimet. Por sipas zyrtareve serb ne ndeshje kane provokuar edhe tifozet italiane qe kane hedhur uje mbi tifozet serbe dhe kane provokuar edhe me shume situaten.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›