FIFA redukton arbitrat, “ndëshkohet” Mateu Lahoz

FIFA vendosi sot që të mbajë vetëm 12 arbitra (nga 36 që ishin në fillim të Botërorit) në dispozicion për ndeshjet e mbetura. Organi më i lartë i futbollit me këtë vendim ka hapur jo pak polemika pasi ka kthyer në shtëpi kryesorë si Antonio Miguel Mateu Lahoz dhe Michael Oliver. I pari fitoi vëmendjen e publikut pas kritikave që i erdhën nga kampi argjentinas pas duelit me Holandën. Në një ndeshje që u fut në historinë e futbollit pasi u akorduan plot 18 kartonë të verdhë.
Jo më pak bujë bëri edhe zgjedhja e FIFA-s për të mbajtur në lojë Wilton Sampaio, kryesorin brazilian aq shumë i kritikuar nga Anglia për lojën e fortë që toleroi në duelin me Francën. Publiku ishullorë nuk do të jetë aspak i kënaqur me FIFA-s pasi braziliani shikohet si i denjë për të arbitruar finale e madhe.
Arbitrat që qëndrojnë në Katar:
Anthony Taylor (Ang)
Daniele Orsato (Ita)
Danny Makkelie (Hol)
Szymon Marciniak (Pol)
Abdulrahman Al-Jassim (Kat)
Muhammad Abdulla Hassan Muhammad (UAE)
Mustapha Ghorbal (Algj)
Cesar Ramos (Mek)
Ismail Elfath (SHBA)
Raphael Claus (Bra)
Wilton Sampaio (Bra)
Jesus Valenzuela (Ven)