Neymar publikon bisedat me shokët e skuadrës: Rodrygo, do të

Brazili është ende në shok pasi u eliminua nga Kupa e Botës 2022 në Katar, por Neymar po përpiqet t’i rikthejë sërish shokët e skuadrës në humorin e duhur. Numri 10 i verdheartëve postoi disa biseda në Ëhatsapp me shokët e tij në Instagram, pa kërkuar lejen e tyre, për të “treguar sa të bashkuar ishim. Jemi të trishtuar, por duhet të vazhdojmë me sigurinë se me mbështetjen e fansave do të kthehemi më i fortë se më parë”.
Thiago Silva shkruan “Nuk mund ta pranoj që humbëm, më vjen të qaj sapo e mendoj”, përgjigja e Neymar: “Ti, Dani Alves dhe unë meritonim më shumë, por duhet të vazhdojmë. Kur shoh pamjet në TV më vjen të qaj, nuk mund ta besoj se humbëm”.
“Më falni që ju prisha ëndrrën, shpresoj të vazhdoni me ne”, ka shkruar Rodrygo, i cili humbi një nga dy penalltitë braziliane ndaj Kroacisë. “Mos kërko falje po të shkruaj të të them që je i fortë. Penalltitë I humbasin ata që kanë kurajo të pranojnë humbjen. Unë kam humbur shumë dhe kam mësuar diçka. Por pastaj do të të mësoj se si ti gjuash(duke qeshur)”, I është përgjigjur Neymar.