FINLANDË – Gjendet një dron i paidentifikuar pranë bregdetit, autoritetet nisin hetimet

HELSINKI, 2 shtator /ATSH-DPA/- Autoritetet finlandeze po hetojnë gjetjen e një droni të paidentifikuar pranë brigjeve të qytetit Porvoo, ndërsa po shqyrtohet mundësia e shkeljes së ujërave territoriale.
Droni u gjet dje nga një kalimtar. Ministria e Mbrojtjes deklaroi se, sipas vlerësimeve paraprake, ai përdorej për qëllime vëzhgimi dhe nuk përbënte rrezik për qytetarët.
Policia, Roja Kufitare dhe ushtria kontrolluan fillimisht, pajisjen për praninë e eksplozivëve, por nuk gjetën asgjë të dyshimtë.
Bëhet fjalë për një dron me krahë fikse dhe hapësirë prej disa metrash.
Ministri i Mbrojtjes, Antti Häkkänen tha se ende nuk dihet origjina e dronit dhe autoritetet nuk përjashtojnë asnjë mundësi.
Incidenti vjen në një kohë kur, që prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, dronë të devijuar ukrainas, kanë hyrë herë pas here në hapësirën ajrore të vendeve baltike dhe Finlandës. //a.i/