E Diel, 1 Nëntor 2026

Nufi: Turisti bie në humnerë në Shalë, evakuohet me helikopter drejt Tiranës

TIRANË, 2 shtator/ATSH/ Helikopteri “Black Hawk” i Forcës Ajrore kreu sot një operacion kërkim-shpëtimi në fshatin Kaprre, njësia administrative Shalë (Shkodër), pas rënies në humnerë të një turisti, i cili po eksploronte zonën së bashku me katër turistë të tjerë.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi bën të ditur se “falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionalizmit të ekipeve të shpëtimit, turisti u nxor nga humnera. Ai kishte pësuar frakturë në këmbë dhe, pas evakuimit, u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore”.

Sipas Nufit, katër turistët e tjerë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Forcat Ajrore janë në gatishmëri për të shpëtuar jetë”, tha Nufi.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›