E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FIRENCE – Arrin në katër numri i viktimave pas shpërthimit në një rafineri gazi

FIRENCE, 10 dhjetor /ATSH-DPA/ – Numri i të vdekurve nga një shpërthim në një rafineri italiane të gazit u rrit në katër, pasi trupat e dy punëtorëve të tjerë u gjetën në rrënojat në vendin pranë Firences.

Një punonjës rezulton ende i zhdukur pas shpërthimit, në rafinerinë e operuar nga kompania italiane e energjisë ENI ndërsa nëntë persona u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Kompania ENI bëri të ditur se ”nuk ishte ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin”.

Tashmë po heton edhe prokuroria. Një re e trashë tymi i zi qëndroi mbi zonën Calenzano, në veriperëndim të Firences, për orë të tëra pas aksidentit.

Viktimat dhe personi i zhdukur janë punëtorë të moshës nga 45 deri në 62 vjeç./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›