FMN, Bell: Kujdes borxhin publik, shkurtoni buxhetin e shpenzimet
TIRANE- Shefi i misionit të FMN-së, Gerëin Bell, ministri i Financave dhe Ridvan Bode ndodhen në një konferencë të përbashkët për shtyp.
BELL: KUJDES BORXHIN PUBLIK
Shefi i misionit të FMN-së deklaroi se duhet të bëhet kujdes me borxhin publik. “Është rrezik niveli i lartë i borxhit publik”- deklaroi Bell në konferencën e përbashkët për shtyp të organizuar në ambientet e ministrisë së Financave. Sipas Bell parashikimi i FMN-së për rritjen ekonomike në Shqipëri është në 2.7 %, ndërkohë që në fjalën e mbajtur nga ministri i Financave, Bode, para shefit të FMN-së, tha se rritja ekonomike parashikohej deri në 5 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
BODE: DO E RUAJME NE TE NJEJTAT NIVELE
Ministri Bode tha se Shqipëria pritet të jetë në krye të rritjes ekonomike, por sigurisht jo në nivelet e shpresuara në programet e vitit të kaluar.
“Mendohet që rritja ekonomike të jetë 5 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 4 % që ishte 2010” Zhvillimet e kësaj periudhe kanë vërtetuar një devijim të programit, cka ka lidhje dhe me rritjen ekonomike”- sqaroi Bode.
“Qeveria shqiptare- tha Bode- është e përcaktuar për të rivendosur ekuilibrat makroekonomik për rritjen e shpejtë të ekonomisë”. Një tjetër objektiv i qeverisë do të jenë stabiliteti financiar i mesëm.
Sa i përket borxhit publik Bode tha se “Synojmë borxhi publik të mbetet në të njjëtat nivele ose të ulet në mënyrë graduale”.
Pozitive për vendit tonë është që në periudhën e krizës shtimi i borxhit ishte inekzisten, ose shtimi ishte i vogël dhe kishte të bënte me borxhet e ardhur nga qeveria e periudhës komuniste. “Do mundohemi që ky borxh të menaxhohet në mënyrë më të sigurt.”- nënvizoi Bode.
Për të menaxhuar këtë borxh qeveria ka si objektiv projektet e ivenstimeve publike, me afat të gjatë maturiteti dhe norma te ulëta interesi.
(s.g/BalkanWeb)