Tahiri: Dialogu normalizon marrëdhëniet
PRISHTINË- Dialogu Kosovë-Serbi kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, deklaroi sot në Prishtinë zv/kryeministrja e Republikës së Kosovës Edita Tahiri, udhëheqëse e delegacionit kosovar në dialogun teknik, i cili zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Ajo mori pjesë në forumin për dialog "Mbi dialogun", organizuar nga projekti "Për Marrëdhënie Etnike", ku pjesëmarrës ishin shqipëtarë dhe serbë nga Kosova.
Zv/kryeministrja Tahiri, foli për efektet e dialogut, duke thënë se me dialog synohet përmirësimi i jetës së qytetarëve dhe po ashtu, dialogu kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
"Ky normalizim i plotë arrihet pas njohjes reciproke të dy shteteve",- deklaroi zv/kryeministrja Tahiri.
Ajo bëri të qartë se “vijat e kuqe, për të cilat nuk do të bisedohet, janë statusi i Kosovës, integriteti territorial i Kosovës, i cili është i pacenueshëm".
"Po ashtu, rregullimi i brendshëm i Kosovës është çështje e sovranitetit të institucioneve të Kosovës”, ka theksuar zv/kryeministrja, duke shtuar se “bashkëpunimi evropian është shumë i rëndësishëm dhe se për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, Serbia e ka kusht ta njohë pavarësinë e Kosovës”.
"Fryma bashkëpunuese dhe e fqinjësisë së mirë përshpejton integrimet euroatlantike”,- ka theksuar zv/kryeministrja Tahiri.
(e.m/ata/BalkanWeb)