FMN: Ekonomia mund të zhytet në një dekadë të humbur
PEKIN- Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, e cila ndodhet për një vizitë në Kinë, u shpreh se ekonomia globale rrezikon të zhytet në një dekadë të humbur.
Sipas Lagarde, kriza e borxheve në Europë ka shkaktuar shumë pasiguri për ekonominë globale dhe se ndonëse po lëvizej në drejtimin e duhur, më shumë duhej bërë për të sjellë stabilitet dhe për të rikthyer besimin e tregjeve.
Shefja e FMN-së i bëri thirrje Pekinit që të ribalancojë ekonominë e saj.
Ndërsa ekonomia e SHBA-ve dhe Europës kanë kaluar nëpër shumë vështirësi, ekonomitë aziatike të udhëhequra nga Kina kanë pësuar rritje.
Sidoqoftë, duke u bazuar në vlerësimet e bëra, ekonomia aziatike nuk ka imunitet nga trazirat financiare në botë.
(er.nu/BalkanWeb)