E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Kësti i 6 i ndihmës për Greqinë, pas referendumit

KANE-Kësti i gjashtë i kredisë së ndihmës për Greqinë nuk do lëvrohet para zhvillimit të referendumit.
Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk do ta lirojë pjesën e fundit të kredisë përpara se të zhvillohet referendumi, thanë burime nga FMN dhe BE.
Brukseli e ka miratuar tashmë dozën e gjashtë të ndihmës, ndërkohë që FMN-ja kishte thënë se kësti do të lirohej në fillim të nëntorit, por duket se shpallja e referendumit e ndryshoi situatën.

"FMN nuk do që të japë para për Greqinë dhe më pas të shohë se çfarë do të ndodhë," tha një zyrtar i Fondit, duke shtuar se "FMN duhet të ndjehet e sigurt se Greqia do të respektojë angazhimet e saj."
Burime evropiane thonë se BE është në një linjë me FMN: "Sa më shpejt që Greqia të mbajë referendum, aq më shpejt do të disbursohet kësti ardhshëm," tha një burim i BE, duke vënë në dukje se "për momentin, nuk do të disbursohet."
Ndërkaq burimet thonë se drejtoresha e FMN Kristine Lagarde, në një letër që i ka dërguar Papandreut shprehet se “marrëveshja për kredinë është arritur dhe ajo nuk mund hidhet në referendum”.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Junker: Nuk tërhiqemi nga vendimi ynë i përbashkët

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›