Sherr në Mirditë, plagosi dy vëllezërit, pranga autorit

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në fshatin Domgjon të Mirditës. Burimet e policisë bëjnë të ditur se të plagosurit me armë zjarri janë dy vëllezërit Gezim dhe Martin Laska , përkatësisht 28 dhe 38 vjeç. Ndërkohë të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës nga ku mësohet se janë në gjendje të rëndë për jetën. Policia njofton gjithashtu se ka bërë të mundur arrestimin e autorit të këtij akti, shtetasin Dede Ndoj, 37 vjeç. Nuk dihen ende shkaqet që kanë provokuar ngjarjen.