FMN: Në listën e 2059 grekëve që fshehin miliona euro, edhe dhjetëra priftërinj ortodoksë

Qindra milionë euro janë fshehur nga priftërinj të lartë të Kishës greke, sipas Listës “Lagarde” të FMN-së, e cila tashmë është bërë e njohur për publikun. Shifrave marramendëse u shtohen edhe 286 milionë euro që çdo vit shteti grek harxhon për pagat e Kishës, e cila funksionon si një megastrukturë korruptive
Në listën e kreut të FMN-së, Christine Lagarde, ku gjenden emrat e 2059 grekëve të akuzuar për evazion fiskal nëpërmjet llogarive të fshira bankare, por për më tepër në listën e 10 depozituesve më të mëdhenj të parave të fshehura në banka të huaja, janë dhe disa klerikë të lartë ortodoksë që kanë përdorur kanale jo transparente për të qarkulluar para.
Gazetat greke “Proto Thema” dhe “To Vima dhe ajo italiane “Il Fatto quotidiano” prej ditësh botojnë emrat e lajme rreth listës së evazorëve fiskale, ku siç duket mes tyre gjenden edhe disa klerikë të cilët janë krerë të një institucioni financiar që ka 1.5 %të aksioneve të Bankës Qendrore Greke dhe është një ent privat me pasuritë mëdha të patundshme që i jep punë mijërave personave, sipas observatorëve, paguajnë një taksë qesharake përkundër pasurive të mëdha.
Pronat e kishës ortodokse greke janë jashtë sistemit të taksimit të shtetit grek, çka sjellë dhe disa protesta kundër privilegjeve të hierarkisë ortodokse. Është një fakt i pamohueshëm që rreth 9 mijë priftërinj ortodoksë paguhen me rrogë nga shtetit grek me një shifër vjetore prej 286 milionë dollarësh.
Në Greqi kleri ortodoks duhet thënë se kanë një status të vjetër privilegjesh. Dhe sot nuk ka një listë sesa pasuri dhe prona ka Kisha Ortodokse Greke, ndërsa emrat e tyre gjenden në listën e kreut të FMN, Lagarde.
Lista u zbulua fillimisht nga e atëhershmja ministrja franceze e Financave, Christine Legard, aktualisht shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, një nga huadhënësit e Greqisë, pasi ministri i atëhershëm i Financave Jorgos Papankonstantino, kishte thënë se lista ishte zhdukur. Tani është pagëzuar me emrin “Lista Lagarde”, dhe detajon emrat e depozituesve grekë që ishin përfshirë në një listë të madhe dhe e cila ishte vjedhur nga një punonjës i bankës.
Emrat janë publikuar në një faqe interneti nga gazetari grek, Kostas Vaxevanis, i cili u lirua së fundmi nga akuzat e shkeljes së të drejtës së privatësisë, por që vazhdon të përballet sërish me ndjekje penale, pasi prokurori nuk u pajtua me vendimin e gjykatës. Gazetari Vaxevanis ka theksuar në artikullin e tij se Greqia mbulon evazionet fiskale.
Lista ende nuk është shqyrtuar edhe pse ajo u është dhënë zyrtarëve grekë më shumë se dy vjet më parë.
Së fundmi gazetat greke botuan edhe emrin e mamasë së ish-kryeministrit socialist Jorgos Papandreu, si depozituese e një shume të fshehur 550 milionë euro në një bankë të Zvicrës. Sipas gazetave greke “To Vima” dhe “Proto Thema”, të cilat kanë publikuar këtë informacion duke ju referuar “Lista Lagarde”, mësohet se Margaret Papandreu përfshihet kështu në listën e 2.059 grekëve të cilët kanë llogari bankare të fshehura dhe të akuzuar për evazion fiskal.
Evazioni fiskal i kushton Greqisë 70 miliardë dollarë dhe konsiderohet si një nga shkaktaret kryesore të krizës ekonomike greke. Lidhur me këtë çështje pritet të zhvillohet një mbledhje e Kolegjit për luftën kundër Krimit Ekonomik.