E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

FMN: Normat e interesit në ekonomitë më të mëdha të botës pritet të shkojnë në nivelet para pandemisë së COVID

Normat e interesit në ekonomitë më të mëdha të botës pritet të shkojnë në nivelet që ishin para pandemisë së COVID 19, për shkak të produktivitetit të ulët dhe popullsive që po plaken. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, rritja e kostove të huamarrjes ka gjasa të jetë e përkohshme sapo inflacioni i lartë të vihet nën kontroll.

Rritja e normave të interesit ka rritur edhe këstet e kredive për shtëpitë. Banka qendrore në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, Europë dhe kombe të tjera kanë rritur normat e interesit për t’iu kundërpërgjigjur rritjes së çmimeve, që ndryshe njihet si inflacion. Në Mbretërinë e Bashkuar, inflacio  është më i larti i 40 viteve të fundit për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe ushqimeve.

Një numër faktorësh po rrisin inflacionin, përfshi edhe pushtimin rus të Ukrainës që ka ndikuar në rritjen e çmimeve të energjisë. Megjithatë FMN thotë se rritja e fundit të normave të interesit pritet të jenë të përkohshme. Kur inflacioni të vihet nën kontroll, ka shumë gjasa që bankat qendrore të lehtësojnë politikat monetare dhe t’i çojnë normat reale të interesit në nivelet para pandemisë. Megjithatë, FMN nuk thotë se kur ekzaktësisht mund të ndodhë një gjë e tillë. Institucioni financiar me seli në Washington të SHBA-së thotë se popullsitë që po plaket do të jenë një faktor që pritet të ulë inflacionin. Kjo për shkak se të moshuarit kanë tendencë të shpenzojnë më pak.  FMN gjithashtu thotë se produktiviteti i ulët, që mat sasinë e produkteve dhe shërbimeve të prodhuara do të ulë inflacionin.

Gazetare: Elda Pepa

/rtsh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›