FMN: Përmirësoni klimën me biznesin
Qeveria duhet të përmirësojë klimën me biznesin, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të vazhdojë rritja e ekonomike e vendit.
Fabiola Çela
Kjo ka qenë këshilla e dhënë nga ndërkombëtarët e FMN-së në përfundim të misionit të tyre në Shqipëri. Ndërkombëtarët e kanë kaluar në "skanerin" e tyre zhvillimin ekonomik të vendit gjatë këtyre viteve. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme që qeveria t'u japë zgjidhje dy problemeve që janë të rrënjosura thellë, siç janë problemet financiare të KESH-it dhe klima me biznesin. Deklarata e ndërkombëtarëve u dha dje gjatë konferencës "Shqipëria - mundësitë dhe sfidat e kalimit drejt stadit të vendit në zhvillim". Në këtë konferencë u prezantuan punime shkencore nga stafi i FMN-së, përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, Ministrisë së Financave dhe instituteve kërkimore ekonomike.
FMN
"Në këto 16 vite tranzicioni, Shqipëria ka bërë progres të kënaqshëm me një rritje ekonomike që ka qenë në nivele të larta. Por tashmë disa sfida të reja e presin vendin tuaj, një prej të cilave është klima e biznesit", është shprehur dje shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Gerwin Bell. Sipas tij, PBB-ja për frymë, e shprehur në dollarë, është më shumë se dyfishuar, ndërsa inflacioni është mbajtur i ulët. Sipas shefit të Misionit të FMN-së, për sa i përket rritjes së çmimeve prirjet inflacioniste në shumë vende janë rritur dhe qeveria duhet të ketë kujdes në politikat makroekonomike. Për muajt e parë të 2008-ës niveli bazë i inflacionit është 4 për qind dhe, kjo sipas shefit të Misionit të FMN-së është norma më e ulët e regjistruar në rajon. "Ky përparim i madh i detyrohet politikave të matura makroekonomike dhe politikave strukturore që kanë rritur produktivitetin e investimet dhe kanë kontribuar në stabilitetin e bilancit të pagesave", deklaroi Bell. Ai theksoi se në përfundim të programit me FMN-në, buxheti duhet të ankorohet fort dhe të ulë borxhin në raport me PBB-në, të rrisë besueshmërinë dhe transparencën. "Kjo çështje bëhet edhe më urgjente në një kohë kur Shqipëria do të fillojë të marrë hua në tregjet ndërkombëtare të kapitalit", tha ai. Megjithatë, të drejtat e pronësisë, zbatimi i kontratave, qeverisja dhe sistemi gjyqësor mbeten dobësitë kryesore të qeverisë shqiptare.
Investimet
"Ne kemi barrën fiskale më të ulët në Evropë, por duhet të vendosim edhe sistemin fiskal më të thjeshtë, në mënyrë që të nxisim investimet direkte", tha Kryeministri Berisha. Pikërisht investimet dhe përdorimi me efikasitet i tyre ishte një ndër pikat që u diskutuan në konferencën e djeshme. Zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, u shpreh se që pas vitit 2005 në arkën e qeverisë ka një tepricë të ardhurash operative dhe rritje të mundësive për investime.
Studimet e prezantuara nga ekspertët e FMN-së
KESH
Problem energjia e papaguar. Vetëm gjysma e energjisë elektrike e furnizuar në 2007-ën është paguar në krahasim me një mesatare prej 75 për qind të vendeve të rajonit.
Thatësira e vitit të kaluar i thelloi problemet financiare të KESH-it. Çmimet e energjisë u rritën me rreth 50 për qind në 2007-ën, ndërsa importet e KESH-it u rritën tri herë më shumë se një vit më parë.
Kosto e importit të energjisë u rrit nga 30 milionë euro në 2006-ën, në 200 milionë euro në 2007-ën.
Çmimet e energjisë duhet të jenë në nivelin e mbulimit të kostos.
Të privatizohet sektori i shpërndarjes në KESH.
Zbatimi i një rrjeti mbështetje sociale për familjet e varfra krahas reformimit të sektorit energjetik.
Borxhi
Për sa kohë që do të ketë një rregull fiskal të matur, borxhi do të mbetet i qëndrueshëm në periudhën afatmesme, kur borxhi i përgjithshëm publik të bjerë në masën 50 për qind kundrejt PBB-së.
Nëse rritja ekonomike apo eksportet do të merrnin goditje të disfavorshme të një shkalle të ngjashme me ato që janë vënë re gjatë dekadës së kaluar, atëherë kjo do të përbënte një sfidë.
Ambienti i biznesit duhet të përmirësohet vazhdimisht, në mënyrë që të mbahet rritja ekonomike 6 për qind.
Duhet të përmirësohet struktura e stokut të borxhit në monedhën vendase, duke zgjatur maturimet dhe duke rritur gamën e instrumenteve.
Liria fiskale
Shqipëria ka ende nevojë për investime, përfshirë përmirësimin e infrastrukturës së saj dhe disa hua për projekte me kompensime të larta do të ishin të ndjeshme.
Një ligj fiskal do të nevojitej për të sinjalizuar që, në këto rrethana ndryshuese, qeveria të mbetej e angazhuar për të ruajtur disiplinën fiskale.
Borxhi publik në Shqipëri është vërtet relativisht i lartë, mbi 50 për qind e produktit vendas GDP, gjë që e bën Shqipërinë të dobët për të kapërcyer tronditje dhe mund ta çojë borxhin publik në nivel të papërballueshëm.
Prioriteti kryesor fiskal duhet të jetë ulja e borxhit në një nivel më të pranueshëm.
Kjo mund të arrihet duke rritur të ardhurat vjetore të qeverisë me një disiplinë shpenzimi apo duke i kombinuar të dyja këto. Autoritetet duhet të arrijnë që shpenzimet qeveritare të jenë 30 për qind e GDP-së, që është e arritshme për një vend si Shqipëria.
Ligji fiskal duhet të bazohet në një disiplinë të fortë fiskale nga përfaqësuesit politikë dhe publikë.