E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakalli: Te PDK-ja vetëm formalisht

Deputeti i pavarur Gilman Bakalli është shprehur dje se, është bërë pjesë e grupit parlamentar të PDK-së vetëm formalisht dhe nuk bëhet fjalë për kalimin e tij në radhët e kësaj partie. 

I kontaktuar dje nga gazeta, deputeti i Shkodrës, i cili shpalli divorcin me Partinë Demokratike rreth një vit më parë, u shpreh se firma e tij për PDK-në është vetëm mbështetëse dhe asgjë më tepër. "Nuk ka asnjë kalim timin te Partia Demokristiane, por thjesht një firmë mbështetëse nga ato që shumë deputetë të maxhorancës vënë për grupet e vogla parlamentare. Eshtë një praktikë e rëndomtë parlamentare", u shpreh Bakalli. Një ditë më parë zyra e shtypit e PDK-së, bëri të ditur se Bakalli ka firmosur për këtë grup parlamentar, duke e çuar numrin e deputetëve të kësaj partie në 8. "Kryesia demokristiane diskutoi edhe mbi situatën politike në vend dhe konfirmoi dështimin e fushatës politike për përçarjen e PDK-së. Shembulli më i mirë për këtë është vendimi i deputetit të Parlamentit, përfaqësues i të djathtës në Shkodër, Gilman Bakalli, për t'iu bashkuar grupit parlamentar të PDK-së", thuhet në njoftimin e PDK-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›